Familja e dy viktimave, Ilir dhe Kenado Shira në Fullqet të Klosit, ka hapur dyert e mortit.
Gazetarja Raziela Myslimaj ndodhet pranë banesës së viktimave, por asnjë nga familjarët nuk pranon të flasë për ngjarjen e rëndë.
Të afërm, miq dhe banorë të zonës janë duke shkuar në banesë për të shprehur ngushëllimet për vdekjen e Ilir dhe Kenado Shirës.
Si ndodhi ngjarja me 3 të vdekur në Klos:
Pak minuta para ngjarjes së rëndë, autori Fiqiri Mjeshtri së bashku me dy vëllezërit e tij u takuan përpara një lokali me Ilir Shirën, Kenado Shirën, Danjel Hasulën dhe Eglantin Hasulën.
Ngacmimi në Instagram i vajzës së Fiqiri Mjeshtrit ka qenë shkaku i ngjarjes së rëndë.
Të 7 personat debatuan me njëri-tjetrin për pak minuta në lokal dhe më pas autori nxorri armën dhe qëlloi në drejtim të Ilir Shirës, Kenado Shirës, Danjel Hasulës dhe Eglantin Hasulës.
Nga breshëria e plumbave mbeti i vrarë Ilir dhe Kenado Shira, ndërsa të plagosur Danjel dhe Eglantin Hasula.
Autori u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me dy vëllezërit e tij dhe më pas u gjet i vetëvrarë në banesën e tij, në fshatin Dars.
Dy vëllezërit e Mjeshtrit janë arrestuar nga Policia. /Euronews Albania/