Site icon Telegrafi

Ekzekutim i rrallë në Arabinë Saudite, i dënuari për vrasjen e një gruaje kryqëzohet i vdekur (Foto)

Alias Jamaleddeen që vrau një grua, është dënuar me vrasje nga një gjykatë në Arabinë Saudite, pastaj është kryqëzuar.

Burrit nga Mianmari i është prerë koka, pastaj pjesët e trupit të tij u vendosën në një kryq në shesh, transmeton Telegrafi.

Raportohet se ai e kishte vrarë viktimën mizorisht, teksa i kishte hyrë në shtëpi për të vjedhur.

Mbi të rëndonin edhe dënimet për tentim dhunim, vjedhje, si dhe vjedhje të armëve dhe municionit për motive të panjohura. Mediat raportojnë se dënimi final për të, është nënshkruar nga Mbreti Selman.

Kryqëzimi i Jamaleddeen

Arabia Saudite është ndër shtetet ku kryhen më së shumti ekzekutime, mirëpo kryqëzime të tilla, ku vendosen trupat pa jetë në publik, janë shumë të rralla.

Në katër muajt e parë të këtij viti, në këtë shtet u ekzekutuan 48 njerëz, gjysma prej tyre për dënime jo të dhunshme, si shitblerja e drogës.

Të dënuarit për terrorizëm, vrasje, dhunim, plaçkitje të armatosur dhe trafikim me narkotikë, përballen me dënimin me vdekje, por ndonjëherë ka edhe lëshime. /Telegrafi/

Exit mobile version