Site icon Telegrafi

Ekzekutim në qendër të Durrësit

Krimi ndodhi në afërsi të godinës së Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, në rrugën “Skënderbeg”, pas mesditës së të shtunës.

Top Channel njofton se viktima është shtetasi Gentian Zguri, rreth 35 vjeç nga Tirana. Nga dëshmitë e para rezulton se pas krimit autori është larguar në këmbë nga vendi i krimit.

Ndonëse nuk janë përcaktuar ende pistat e hetimit, burime nga policia thonë se dyshohet se autori e ka ndjekur viktimën dhe e ka qëlluar nga afër, për t’u larguar menjëherë në këmbë në një nga rrugicat e lagjes. /Telegrafi/

Exit mobile version