Site icon Telegrafi

Ekzaminuesi mjekësor: Sëmundja e zemrës dhe ilaçi fentanil kontribuuan në vdekjen e George Floyd, por nuk ishin shkaku kryesor

Sëmundja e zemrës dhe përdorimi i ilaçit fentanil ishin faktorë që kontribuuan në vdekjen e George Floyd, por nuk kishin shkaku i drejtpërdrejtë, ekzaminuesi mjekësor që kreu autopsinë e tij dëshmoi të premten, në gjyqin e ish-oficerit të policisë, Derek Chauvin.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Shefi Ekzaminues Mjekësor i Qarkut Hennepin, Andrew Baker, e deklaroi vdekjen e Floyd si vrasje gjatë muajit maj të vitit të kaluar, dhe e identifikoi shkakun si “arrest kardiopulmonar”, që ndodhi gjatë “nënshtrimit nga zbatimi i ligjit, ‘frenimi’, dhe ngjeshja e qafës” – gjetjeve që iu qëndroi mbrapa në gjyq të premten.

I pyetur në lidhje me autopsinë dhe certifikatën e vdekjes së Floyd, Baker përshkroi “linjën kryesore të shkakut të vdekjes”, si “atë që ju mendoni se është gjëja më e rëndësishme që përshpejtoi vdekjen”.

“Për shembull, përdorimi i fentanilit nuk e shkaktoi ngjeshjen e qafës ose nënshtrimin. Sëmundja e tij e zemrës nuk e shkaktoi ngjeshjen e qafës”, tha ai.

Floyd kishte sëmundje hipertensive të zemrës, tha Baker, “domethënë zemra e tij peshonte më shumë se sa duhej”. Kjo do të thotë se zemra e Floyd kishte nevojë për më shumë oksigjen se sa një zemër normale dhe ishte e “kufizuar në aftësinë e saj”, për të siguruar më shumë oksigjen kur edhe është bërë një kërkesë për këtë. /Telegrafi/

Exit mobile version