Telegrafi

Ekuipazhi regjistrojnë pamjet e aeroplanit që po rrëzohej – dy prej tyre gjejnë vdekjen (Video)

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale thuhet se janë bërë nga një pjesëtar i ekuipazhit dhe tregojnë momentin kur një aeroplan Cessna 206 ra nga qielli dhe u rrëzua në një pyll në Venezuelë.

Si pasojë e një përplasje e tillë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, mbetën të vdekur dy nga katër pasagjerët e aeroplanit.

Në pamjet e postuara, aeroplani “merr lehtësisht anë” përpara se të përplaset në një zonë të pyllëzuar më poshtë.

Ekuipazhi shihet në panik, para se pamjet të ndërpriten.

Aksidenti ndodhi në zonën e Gran Sabana të Shtetit Bolivar.

Tre nga personat që gjendeshin në aeroplan thuhet të jenë kolonelë në forcat e armatosura të Venezuelës, ndërsa një ishte një rreshter.

Dy nga kolonelët thuhet se gjetën vdekjen nga rrëzimi. /Telegrafi/