Telegrafi

Ekuilibri mundëson lumturinë

Njeriu i përsosur di t’i jetojë të tria me të njëjtin intensitet. Në kushtet më të mira, njëkohësisht i mbron, i mbron, i kultivon, i zhvillon, e di të mbahet mirë fizikisht, i aftë intelektualisht, i ekuilibruar moralisht.

Kjo gjë është fare e mundur. Secili nga ne mund të mbahet fizikisht mirë e i fortë duke edukuar e duke kryer në mënyrë racionale funksionet e veta jetësore, duke zhvilluar me ushtrime muskujt e mushkëritë, duke rregulluar e duke rritur aftësinë e gjëndrave endokrine, duke shkathtësuar e duke kalitur trupin me gjimnastikë e sport. Secili nga ne mund të fuqizojë jetën e tij intelektuale duke iu kushtuar studimit, kulturës, artit, duke mprehur vazhdimisht aftësitë e trurit. Secili nga ne mund të përkujdeset për ekuilibrin e vet moral, duke e edukuar vullnetin, shpirtin e vendosmërisë e të iniciativës, duke formuar vetëdijen e vet sipas disa normave, duke zhvilluar ndjenjën e përgjegjësisë.

Kjo që u tha më lartë është e mundur, sepse është nën dominimin direkt të vullnetit. Nga ekuilibri i kompletuar i këtyre tri jetëve rezulton shkalla më e plotë e më e ngritur e lumturisë njerëzore. /Telegrafi/