Dokumente të sapo zbuluara tregojnë se qeveria ekuadoriane kishte bërë përpjekje të pazakontë që themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange, “ta tërheqë” nga ambasada e vendit në Londër, duke e shpallur si diplomat në Moskë.
Dokumenti i publikuar nga deputeti i opozitës në Parlamentin e Ekuadorit Paolo Vintimilja konfirmon shkrimin e fundit të Guardian se Ekuadori vitin e kaluar u përpoq të bëjë një “manovër”, raporton AP.
Diplomatët rusë e kanë quajtur historinë “false”, por dokumentet tregojnë se Assange ishte emëruar për “këshilltar politik” në Ambasadën e Ekuadorit në Moskë.
Ky plan u shpërbë pasi britanikët vunë veto mbi statusin diplomatik të Assange.
Në dokumentin e Foreign Office britanik të 21 dhjetorit thuhet se zyrtarët britanikë nuk e konsiderojnë Julian Assange “të pranueshëm për një mision”.
Sipas deklaratës, Wikileaks, Ambasada Ruse dhe Foreign Office nuk ishin në dispozicion për komente. /kp/Telegrafi/