Ekuadori ka konfiskuar rreth 8.8 ton kokainë me vlerë 330 milionë dollarë (rreth 310 milionë euro) që ishte fshehur mes bananeve në një kontejner me destinacion Belgjikën, tha policia të dielën.
“Rekord për vitin 2023 i më shumë se tetë tonëve kokainë”, shkroi komandanti i policisë gjenerali Fausto Salinas në llogarinë e tij në Twitter, përcjell Telegrafi.
“Ne parandaluam (shitjen ndërkombëtare të) 90 milionë dozave, me vlerë 330 milion dollarë në Evropë”, citohet të ketë thënë më tej ai, duke postuar një video që tregonte policinë duke kontrolluar kontejnerin, i cili po transportohej nga porti i Guayaquil.
RÉCORD 2023 EN LA INCAUTACIÓN DE MÁS DE 8 TONELADAS DE COCAÍNA
Mediante técnicas de perfilamiento e investigación en contenedores en el puerto de #GYE
Evitamos el comercio internacional de 90 millones de dosis, valoradas en 330 millones de dólares en Europa#MásFuertesQueNunca pic.twitter.com/4U2UGhurYC
— GraS. César Augusto Zapata Correa (@CmdtPoliciaEc) February 26, 2023
I vendosur midis Kolumbisë dhe Perusë – prodhuesve kryesorë të kokainës në botë – Ekuadori kapi një sasi tjetër rekord të drogës në vitin 2021: rreth 210 tonë të destinuara për në portet evropiane.
Ndërkohë në vitin 2022, konfiskimet tejkaluan 200 tonë – 61 për qind e të cilave ishin fshehur mes bananeve të destinuara për eksport – dhe deri më tani këtë vit ato kanë arritur në 31 ton. /Telegrafi/