Telegrafi

Ekuadori ngecje në luftën kundër pastrimit të parave

 Organizata e Grupit Operativ për veprim financiar (FATF), me seli në Paris, publikoi të enjten listën e vendeve që nuk zbatojnë rregullat ndërkombëtare në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Në listën e këtij viti gjendet edhe Ekuadori, së bashku me Iranin, Etiopinë, Angolën dhe Korenë e Veriut. FATF vlerësoi në këtë raport se Ekuadori “nuk është angazhuar në mënyrë konstruktive” dhe nuk ka “aplikuar” standardet globale për krimet financiare.

Megjithatë, presidenti ekuadorian Correa (46), i cili është në këtë post që nga viti 2007, vlerësoi se ky raport është “gënjeshtër e madh” dhe bankat ekuadoriane kanë rregulloret adekuate për të ndaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Ai shtoi se autoritetet ndërkombëtare duhet më tepër të bëjnë presion mbi vendet e pasura, siç janë SHBA-ja dhe Zvicra për shkak të pastrimit të parave nëpërmjet sistemeve të tyre financiare.