Shteti jugoamerikan, Ekuador, ambasada e të cilit në Londër për pesë vjet ka strehuar themeluesin e Wikileaksit, Julian Assange, po përpiqet të gjejë një rrugëdalje për ta transferuar nga ndërtesa e ambasadës.
Sipas Daily Mail-it, kjo është për shkak se ai e zemëroi presidentin e atij vendi, Lenin Moreno, pasi ai kishte përmendur aleatët e tij jashtë vendit.
Policia e Londrës ka thënë se ai do të arrestohet nëse largohet nga ambasada, mbi bazën e akuzave për mos dorëzim në gjykatë në vitin 2012 dhe se Britania e Madhe refuzon të garantojë se ai nuk do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Assange, qytetar i Australisë, në vitin 2010 paraqiti një foto të një helikopteri amerikan që tregonte për vrasjen e civilëve në Irak.