Telegrafi

Ekuadori kërkon garanci se Asange nuk do të ekstradohet në SHBA

Ekuadori kërkon garanci se themeluesi i WikiLeaks Julian Asange nuk do të ekstradohet në SHBA në qoftë se heq dorë nga strehimi i tij në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti Guilleme Long.

Long ka thënë se garanci të ngjashme ka marrë nga Britania e Madhe dhe Suedia, transmeton AFP.

“Nëse më të vërtetë kërkohet në Suedi në lidhje me akuzat për dhunim, kjo është në rregull por ai nuk duhet të ekstradohet në një vend të tretë”, ka thënë Long.

Sipas tij Asange mund të dërgohet në Suedi, derisa nuk është pjesë e planit që atë ta dërgojë në një vend të tretë.

Asange ka refuzuar që të udhëtojë për në Suedi ku akuzohet për dhunë të cilat i ka mohuar por ka frikë se nga atje mund të ekstradohet në SHBA për shkak të publikimit të 500 mijë dokumenteve sekrete ushtarake nga luftërat në Afganistan dhe Irak.

Ai është dëgjuar nga prokurorja suedeze më 14 nëntor në ambasadën e Ekuadorit ku është strehuar tash e sa vjet.