Pasi që në orët e para të mëngjesit përgjatë vijës kufitare me Perunë tërmeti i fuqishëm dridhi Ekuadorin, autoritet kanë njoftuar se nuk ka ndonjë rrezik nga cunami.
Epiqendra e tërmetit që ka qenë i fuqisë prej 7,5 ballë Rihter, ka goditur Ambata që është 224 kilometra larg kryeqytetit. Ndërkaq ende nuk raportohet për vlerën e dëmeve materiale apo për ndonjë viktimë, transmeton Telegrafi.
Një banor i Kuenke, qytet që gjendet 258 kilometra nga epiqendra e tërmetit ka deklaruar se dridhjet ishin shumë të forta, kurse një tjetër ka thënë se “dridhjet kanë zgjatur për afro gjysmë minute.
Në rrjetet sociale janë shfaqur video të momentin kur ndjehen dridhjet në ambiente të ndryshme, ku qytetarët e kapluar nga paniku bërtisnin dhe vraponin nga shtëpitë për t’i shpëtuar më të keqes. /Telegrafi/
EARTHQUAKE IN ECUADOR: First images from #Ecuador. #Temblor #Earthquake pic.twitter.com/0pI2XgtBI6
— Earthquakes World (@Terremoti7) February 22, 2019
BREAKING: 7.5 magnitude earthquake on the Ecuador and Peru border.#earthquake @nbc25fox66 #Peru #Ecuador pic.twitter.com/1yR2xNohZY
— Ahmad Bajjey (@AhmadBajjeyWx) February 22, 2019
https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=hbV81idsbgA