Përzgjedhësi i Ekuadorit, Gustavo Alfaro, ka publikuar listën e lojtarëve në të cilët llogarit për Kupën e Botës dhe në të nuk figuron emri i Bayron Casillos, lojtarit që për pak sa nuk e përjashtoi ekipin e Amerikës së Jugut nga Kupa e Botës.
Në maj, Kili kërkoi që Ekuadori të përjashtohej nga Kupa e Botës sepse Castillo luajti me dokumente false në kualifikuese.
Megjithatë, edhe pse u vërtetua se Castillo ka lindur në Kolumbi, jo në Ekuador, dhe se ai është tre vjet më i vjetër se sa është shkruar në dokumentet e tij ekuadoriane, FIFA vendosi që ai mund të vazhdojë të luajë për Ekuadorin dhe nuk i përjashtoi nga Kupa e Botës.
Dënimet e vetme që morën ekuadorianët ishte një gjobë prej 100 mijë frangash zvicerane dhe fakti që kualifikimet e radhës për Botërorin 2026 do t’i nisin me -3 pikë.
Mirëpo, përzgjedhësi Alfaro vendosi të lërë jashtë listës Castillon edhe pse gjatë dy viteve të fundit ka qenë lojtar standard dhe ka luajtur 13 ndeshje.
Lista e Ekuadorit
Portierë: Alexander Dominguez (LDU Quito), Hernan Galindez (Aucas), Moises Ramirez (Independiente del Valle).
Mbrojtja: Angelo Preciado (Genk), Pervis Estupinan (Brighton), Diego Palacios (Los Angeles FC), Pierro Hincapie (Bayer Leverkusen), Jackson Porozo (Troyes), Robert Arboleda (Sao Paulo), Xavier Arreaga (Seattle Sounders), Felix Torres (Santos Laguna), William Pacho (Antwerp).
Mesfusha: Carlos Gruezo (Augsburg), Jhegson Mendez (Los Angeles FC), Jose Cifuentes (Los Angeles FC), Alan Franco (Talleres), Moises Caicedo (Brighton, Angel Mena (Leon), Ayrton Preciado (Santos Laguna), Gonzalo Plata (Real Valladolid), Romario Ibarra (Pachuca), Jeremy Sarmiento (Brighton).
Sulmues: Enner Valencia (Fenerbahce), Michael Estrada (Cruz Azul), Djorkaeff Reasco (Newell’s Old Boys), Kevin Rodriguez (Imbabura).
/Telegrafi/