Site icon Telegrafi

Ekuador shpallet fajtor nga CAS për mashtrim, por do të luajë në Kupën e Botës

Gjykata Sportive e Lozanës (CAS) ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen e kombëtares së Ekuadorit që u akuzua nga kilianët për mashtrim në kualifikueset e Botërorit.

Ekuadori përfshinte në ekipin Bajron Castillo, i cili u zbulua se kishte lindur në Kolumbi dhe kilianët kërkuan që Ekuadori të përjashtohej nga Kupa e Botës.

FIFA vendosi në favor të Ekuadorit, por Kili e çoi çështjen në CAS, e cila dha vendimin përfundimtar sot.

CAS zbuloi se Ekuadori me të vërtetë mashtroi në kualifikuese, por se ata mund të luajnë në Kupën e Botës në Katar këtë vit.

Ekuadori u gjobit me 100,000 franga zvicerane dhe iu zbritën tre pikë në kualifikimet e Kupës së Botës që do të vijnë në të ardhmen.

Castillo ka lindur në 1995, por letrat e tij kolumbiane thonë se ai ka lindur në 1998. Në një intervistë, futbollisti tregoi se si mbërriti në Ekuador nga Kolumbia dhe mori nënshtetësinë ekuadoriane. Një regjistrim i asaj bisede u publikua gjithashtu dhe më vonë u konstatua se Castillo hyri ilegalisht në Ekuador.

CAS pranoi që Ekuadori kishte mashtruar, por në fund e lejoi Ekuadorin të luante në Kupën e Botës.

Ata janë në grup me Katarin, Holandën dhe Senegalin. Madje ndeshjen hapëse do të luajnë ata kundër Katarit më 20 nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version