Telegrafi

Ekuacioni i komplikuar, që po i huton shfrytëzuesit e internetit

Nuk dihet se kush e ka krijuar këtë enigmë, ku pemët kanë vlerë të ndryshme por që japin në fund një rezultat të caktuar, transmeton Telegrafi.

Pasi autori nuk ka dhënë një rezultat, shfrytëzuesit e rrjeteve sociale kanë dhënë opinionet e tyre.

“Molla = 10, që do të thotë se, tri molla = 30

Bananet = 4 një mollë + dy banane = 18

Arra e kokosit = 2 një banane – një arrë kokosi = 2

Bananet = 3

Ara e kokosit + molla + tri banane = 15” është mundësia që e ka dhënë një komentues.

“Një mollë është e barabartë me dhjetë, arra e kokosit është e barabartë me gjashtë, kurse bananet janë të barabarta me katër, këto japin rezultatin 20”, është komenti tjetër, që nuk përputhej me të parit.

Janë shumë komente me mundësi dhe zgjidhje të ndryshme, por ende asnjë përgjigje e saktë. /Telegrafi/