Telegrafi

EKTM lejet për transport në Maqedoni do të jepen pas zgjedhjeve

Ministria e transportit dhe lidhjeve (MTL) bën të ditur se dhënia e EKTM lejeve për transport ndërkombëtar të mallrave do të bëhet më 12 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky vendim i ministrisë ka ardhur për shkak të procesit zgjedhor në vend dhe në pajtim me të gjitha rregullativat ligjore që zbatohen për transparencë të proceudrës së shpërndarjes preliminare të këtyre lejeve.

Agjencia e lajmeve AIM bën të ditur se periudha nga 13 e deri më 20 dhjetor është koha kur palët e përfshira mund të ankohen, kurse më 22 dhjetor do të shpallet lista e plotë e atyre që do të pajisen me këtë leje.

Njiherit MTL-ja i njofton kompanitë transportuese të mallrave në tregun e jashtëm se planet për vitin 2017 mund t’i parapërgatitin, pasi që nuk ka ndonjë pengesë në këtë drejtim./Telegrafi/