Telegrafi

Ekstremistët sulmojnë hotelin, tre të vdekur

Së paku tre njerëz kanë vdekur në sulmin me bombë në një hotel në qendër të Mogadishit ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ekstremistët e grupit somalez Al Shabab

Al Shabab konfirmon se disa nga luftëtarët e tij kanë hyrë në hotel, transmeton Reuters.

Zyrtari i Policisë Ibrahim Hasan beson se disa nga luftëtarët e Al Shababit janë në hotel por këtë nuk kanë mundur ta konfirmojnë.

Hasan ka shtuar se në sulme janë vrarë tre persona, ndërsa dhjetë janë plagosur.

Reuters shkruan se është sulmuar hotel “Ambasador, të cilin shpesh e vizitojnë deputetët.