Telegrafi

Ekstrakti i mentës kundër kokëdhimbjes

Studimet kanë treguar se 95% e të hulumtuarve të cilët kanë pranuar masazh me ekstrakt të mentës kanë ndje përmirësim që në dy minutat e para. Të njëjtët persona të hulumtuar, gjysmë ore më pas kanë deklaruar se dhimbja është larguar tërësisht.

Nëntë nga 10 të hulumtuar kanë deklaruar se ekstrakti ka qenë më efektiv se barnat konvencionale kundër kokëdhimbjes.

Përveç që lehtëson dhimbjet, ekstrakti i mentës ka edhe veprim relaksues në muskujt e kokës dhe qafës, ndërsa shumë mirë vepron edhe kundër shtrëngimeve dhe bllokimeve në ato pjesë të trupit.