Telegrafi

Ekstradohet sot nga Belgjika Leonardo Duka, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos

Leonardo Duka i shumë kërkuar nga policia, ekstradohet këtë të premte nga Belgjika për në Shqipëri.

Kujtojmë se Leonard Duka u arrestua në shkurt të 2023 në Belgjikë. Megjithatë ai qëndroi vetëm disa muaj në arrest, pasi ende nuk kishte marrëveshje për ekstradimin e tij.

Pas megaoperacionit policor, Metamorfoza 2 ku u zbardhën biseda në Sky Ecc të kokave të krimit në Shqipëri dhe u zbardhën disa vrasje dhe tentativa për vrasje, Duka u shpall sërish në kërkim dhe më 18 maj 2024 u arrestua në Belgjikë.

Leonardo Duka po gjykohet në mungesë për vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Grupi Duka ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. /euronewsalbania/