Site icon Telegrafi

Ekstradohet nga Italia i kërkuari për vrasje

Gjykata e Lushnjës e ka dënuar Saraçin me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me dashje". Ai është shpallur fajtor më datë 19.07.1995, pasi në Lushnjë, në vendin e quajtur "Plastmasi", pas një grindjeje të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Altin Veliu, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në aeroportin “Nënë Tereza”, në Rinas./Telegrafi/
 

Exit mobile version