Site icon Telegrafi

Ekstradohet nga Italia i kërkuari për vrasje

Gjykata e Shkodrës ka vendosur ndaj Kodrajt masën e dënimit 14 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes me dashje”. I kërkuari, më datë 12.10.1996, rreth orës 11:30, në qytetin e Shkodrës, ka qëlluar me thikë shtetasin shqiptar Jeton Halilaj, i cili, për shkak të plagosjes së rëndë, ka humbur jetën në spital.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi e këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë./Telegrafi/
 

Exit mobile version