Samara akuzohet se në bashkëpunim me disa të rinj të tjerë të tjerë, më datë 08.03.2010, ka vjedhur me dhunë në ambientet e një lokali në Korçë. Gjykata e Apelit në Korçë, më datë 13.04.2010, e dënoi atë me masën e sigurisë arrest me burg, për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes me dhunë, të kryer në bashkëpunim”.
Samara u arrestua në Athinë, më datë 07.01.2011 dhe dorëzimi i tij për policinë shqiptare u bë të martën rreth orës 17:00. /Telegrafi/