Një tjetër i kërkuar bie në prangat e policisë belge falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Interpol Tirana dhe Policisë së Belgjikës.
Autoritetet policore bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Kristjan Demçe me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.
Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
Shtetasi Kristjan Demçe në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në vitin 2014, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike cannabis sativa, në rrugë ajrore nga Shqipëria në Itali, me avionin e shtetasit italian G. R.
Njoftim nga Interpol Tirana
Vijon bashkëpunimi i pandërprerë mes Interpol Tirana dhe homologëve, për kapjen me qëllim ekstradimi të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Një tjetër i kërkur bie në prangat e Policisë belge falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Interpol Tirana dhe Policisë belge.
Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë i shtetasit Kristjan Demçe, 43 vjeç, banues në Lushnje.
Autoritetet policore belge pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Policinë Shqiptare nëpërmjet Interpol Tirana bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit K. D., me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.
Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Shtetasi Kristjan Demçe në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në vitin 2014, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike cannabis sativa, në rrugë ajrore nga Shqipëria në Itali, me avionin e shtetasit italian G. R. /TCH/