Enea Ngresi, 22 vjeç, lindur në Fier, ishte dënuar nga Gjykata e Fierit me masën “Arrest me burg” për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.
Ai mendohet se u nis në drejtim të Italisë në shkurt të 2011-ës duke marrë me vete nëpërmjet mashtrimit shtetasen shqiptare, F. Sh. Pas mbërritjes në Itali, ky shtetas e ka detyruar shtetasen e F.Sh që të ushtrojë prostitucion, fillimisht në një lokal dhe më pas në rrugë, por dy muaj më pas, ajo ka mundur të largohet duke u kthyer në Shqipëri./Telegrafi/