Shtetasi Lulja, në gusht të 1998, në bashkëpunim me shtetasen Afërdita Mërkuri dhe Klodian Çela, kanë marrë me forcë shtetasen F. K. dhe, pasi e kanë keqtrajtuar përreth 2 javë në një apartament në qytetin e Elbasanit, e kanë nisur drejt Italisë dhe e kanë detyruar me dhunë të ushtrojë prostitucion.
Kjo shtetase në tetor të vitit 1999 është kthyer nga autoritetet Italiane në Shqipëri, ku dhe ka bërë kallëzim ndaj shtetasve të sipërpërmendur, raportoi BW./Telegrafi/