Telegrafi

Ekstradohet drejt Milanos shqiptari i akuzuar për trafikim të drogës

Shtetasi shqiptar akuzohet nga autoritete italiane se në vitin 2003, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë kanë marrë pjesë në fshehjen dhe trafikimin ndërkombëtar të drogës tip kokainë, raportojnë mediat shqiptare.

Në vitin 2009 autoritete gjyqësore të Milanos në Itali kanë lëshuar urdhrin e arrestit për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.

51- vjeçari është arrestuar nga autoritete shqiptare në korrik të vitit 2012-të ne qytetin e Shkodrës. /Telegrafi/