Site icon Telegrafi

Ekstradimi i Gylen? SHBA: Përgjigja brenda pak ditësh

Kërkesa e Turqisë për ekstradimin e klerikut Fetullah Gulen nga Pensilvania, nuk është lënë pas dore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarët amerikanë u kanë kthyer përgjigje homologëve turq se në vetëm pak ditë ata do të kenë përgjigjen se çdo të ndodhë me 75 vjeçarin, të cilin Rexhep Tajip Erdogan e ka cilësuar si armikun e vendit, dhe si orkestrues të grushtit të shtetit në 15 korrik.

Në një intervistë për televizionin turk NTV, ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag u shpreh: “Dialogu ndërmjet ministrisë sonë dhe SHBA-ve po vazhdon dhe tani është në nivel ekspertësh. Vlerësimi i tyre për kërkesën tonë paraprake të arrestimit, do të mbërrijë shumë shpejt”.

Washingtoni pranoi bashkëpunim me Ankaranë, por i kërkoi aleates së NATO-s, të tregojë qetësi në këtë proces delikat.

I etiketuar si terrorist nga presidenti Erdogan, Fetullah Gulen mohon çdo lloj përfshirje për tentativën për të rrëzuar pushtetin me dhunë.

Rreth 70 mijë veta në Turqi janë në hetim për këtë çështje, ndërsa 32 mijë të tjerë, përfshirë dhe emra të njohur të shoqërisë civile janë të arrestuar.

Në Turqi po ndërtohen gjykatat e reja për të përballuar fluksin e mijëra të ndjekurve penal, ajo më e fundit është në qytetin e Sincan, në afërsi të kryeqytetit të Ankarasë.

Exit mobile version