int(1) Ekstensionet e qerpikëve mund të shkaktojnë infektime - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Ekstensionet e qerpikëve mund të shkaktojnë infektime

Të gjithë e dimë se qepallat e zgjatura duken shumë bukur. Por, ekspertët kanë konstatuar se në ekstensionet e qerpikëve grumbullohet papastërtia dhe bakteret që e rrisin rrezikun nga infeksionet.

Përdorimi i rregullt i ekstensioneve mund ta dëmtojë folikulin e qerpikëve dhe ta pengojë rritjen natyrore të tyre. Një numër i madh i ngjitësit për ekstensione të qerpikëve përmban formaldehid, i cili mund të shkaktojë reaksione alergjike, tërheqin vërejtjen shkencëtarët britanikë dhe amerikanë.

Këta ngjitës mund të shkaktojnë infeksione dhe rënie të qerpikëve natyrale, thotë "Daily Mall". Korneja e syrit është tepër e ndjeshme, prandaj çdo ekspozim ndaj substancave kimike mund të çojë deri te irritimi, bile edhe te ata që nuk janë alergjikë në formaldehid. Irritimi nga ngjitësit shkakton kruarje të vazhdueshme dhe ngacmim të syve.

Në ekstensione grumbullohen papastërti, kështu që qerpikët artificialë ngarkojnë tepër shumë qerpikët natyralë, ku këta të fundit fillojnë që të bien. Rezultat i kësaj është dëmtimi i përhershëm i qerpikëve natyralë, e oftalmologët tërheqin vërejtjen se, pa qerpikë natyralë, mik keni ku t’i fiksoni as qerpikët artificialë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version