Site icon Telegrafi

Ekstazi me portret të Barack Obamas

Në rrugët e qytetit Palmview të Teksasit policia ka sekuestruar një mori tabletash të këtij lloji të drogës, mbi të cilat shihej portreti i presidentit Obama.

Po ashtu, burimet policore bëjnë të ditur se ata kanë sekuestruar edhe një mori tabletash që ishin dekoruar me personazhe nga filmat vizatimorë, siç është Homer Simpson.

Tabletat janë gjetur të një 22-vjeçar, i cili për momentin ndodhet në burg, ndërsa nuk dihet prejardhja e këtyre tabletave ekstazi, pasi që qytetit Palmview ndodhet fare pranë kufirit me Meksikën. /Telegrafi/

Exit mobile version