Site icon Telegrafi

Ekspozohet shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut

Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë ekspozim, për herë të parë të shpatës e përkrenares së Skënderbeut, falë bashkëpunimit shumë të mirë me Austrinë, edhe si një nga kontribuueset e mëdha për pavarësinë e vendit.

Ministrja e Kulturës së Austrisë ka theksuar se lëvizja e shpatës dhe përkrenares së Skënderbeut ndodh për herë të parë. “Kjo është hera e parë që ato lëvizin nga territori i Austrisë dhe në vlerësuam së kjo ishte shumë e rëndësishme për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë”, tha ajo. /Telegrafi/

 

Exit mobile version