Site icon Telegrafi

Ekspozohet për herë të parë vendi ku u varros Jezu Krishti (Foto/Video)

Shkencëtarët kanë ekspozuar sipërfaqen origjinale të atij që tradicionalisht konsiderohet si varri i Jezu Krishtit, për herë të parë në shekuj.

Sipërfaqja origjinale është ekspozuar gjatë punës restauruese, që po bëhen në Kishën e Varrit të Shenjtë në qytetin e vjetër të Jerusalemit, sipas “National Geographic”.

Varri ka qenë i mbuluar me veshje mermeri që pas vitit 1555 pas Krishtit, ndoshta edhe shekuj më parë. Sipas një arkeologu të Shoqatës së “National Geographic”, Fredrik Hiebert, mbulimi i mermerit është tërhequr prapa.

“Në jemi të surprizuar nga sasia e materialit të ndodhur nën të”, tha Hiebert. “Do të bëhen analiza të gjata shkencore, por ne më në fund do të jemi të aftë të shohim sipërfaqen origjinale shkëmbore, mbi të cilën sipas traditës, shtrihet trupi i Krishtit”, ka shtuar ai, transmeton shekulli.

Sipas traditës si krishterë, trupi i Jezu Krishtiti ishte i vënë në një raft ose në “shtratin e varrimit” ku u vendos në një shpellë gëlqerore pas kryqëzimi të tij nga romakët në vitin 30 ose 33.

Exit mobile version