Telegrafi

Ekspozohen produktet e 100 kompanive

Ne hapje të panairit është paralajmëruar pjesëmarrja e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nga vendi.

Në këtë Panair, më të madhin që organizohet në Kosovë, prodhimet e veta do ti ekspozojnë afro 100 kompani.

Përveç kompanive vendore në Panair marrin pjesë edhe kompanitë nga Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe Serbia si dhe përfaqësitë e kompanive nga vendet perëndimore.