Site icon Telegrafi

Ekspozohen për herë të parë, nudot e grave ruse të Pandi Meles (Video)

Nudot e grave ruse, të bëra në vitet ‘50-‘60 të shekullit të kaluar nga piktori Pandi Mele, ekspozohen për herë të parë në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura. Veprat i përkasin periudhës kur piktori shqiptar Mele ka qenë për studime të larta në Shën Petërburg të Rusisë, në vitet 1958-59.

Pandi Mele është një ndër themeluesit e shkollës së pikturës dhe grafikës shqiptare. Ai prezantohet për herë të parë me një ekspozitë të plotë.

Ekspozita “Një jetë” është kuruar nga dy ish-studentët e tij, Ardian Isufi dhe Petraq Papa. Ekspozita përbëhet edhe nga dy cikle të tjera, punë të viteteve ’60-’90 dhe ’90 deri më 2012.

Veprat që ekspozohen për herë të parë janë edhe koleksioni i posterave, si ‘25 vjet Shqipëri Socialiste’, apo posterat e propagandës komuniste, si ‘Parti Enver, jemi gati kurdoherë’, e të tjera.

Pandi Mele ka lindur në Korçë në vitin 1939 dhe ka ndërruar jetë në Tiranë në vitin 2015. Art i tij nisi të merrte jetë nën drejtimin e Sadik Kacelit, Qamil Grezdë e Abdurrahim Buzës.

Mele vazhdoi traditën e grafikës shqiptare (në linoleum) të filluar nga piktori Sadik Kaceli, duke e modernizuar atë edhe në teknika të tjera (litografi, akuaforte, gdhendje në dru). /Report TV/ABC News/

Exit mobile version