Krijimet e tij janë të madhësisë së një kokrre orizi, e për t’u marrë me këtë lloj pune, siç thekson rusi, është i nevojshëm vetëkontroll i madh.
“Më e rëndësishmja është që të bëhet veprimi në mes të dy rrahjeve të zemrës. Domethënë keni rreth gjysmë sekonde për të kontrolluar lëvizjet dhe në ato pauza është puna ime më e rëndësishme”, ka thënë Aniskin.
Krijimet e tij ai i ka paraqitur në një ekspozitë në qytetin Novosibirsk, e si adhurues i flaktë i futbollit sfidë për të ka qenë krijimi i një kupe miniaturale të cilën e ka fituar klubi i tij i shpirtit Zenit në finalen e Kupës së UEFA-së.
Për kupën dymilimetërshe i janë nevojitur dy muaj punë.