Në galerinë “Çifte Amam” sot do të hapet ekspozita grupore ndërkombëtare “Vëzhgim pa vëzhgues” – ekspozita do të përbëhet nga pjesë në të cilat, si motiv dhe objekt paraqitet prezenca e njeriut, trupit dhe modifikimet e tyre nga aspekti artistik dhe perceptime autoriale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vetë veprat, përveç kontekstit subjektiv shprehin edhe aktulitetet soicio-kulturore”, tha organizatori i ekspozitës – Galeria Ndërkombëtare e Maqedonisë.
Кuratorët e ekspozitës janë Dejan Bugjevac dhe Mira Gaqina, ndërsa ekspozitën do ta përbëjnë edhe krijimtaria nga autorët e viteve të fundit: Mirna Arsovska dhe Velimir Zhernovski nga Maqedonia, Ino Zeljak dhe Goran Shkofiq nga Kroacia, Verica Kovaçevska (Maqedonia/Zvicër), Julian Kran nga Gjermania dhe Tijana Lukoviq dhe Marija Kaliq nga Serbia./Telegrafi/