Site icon Telegrafi

Ekspozitë fotografishë bardhë e zi në Çifte Hamam në Shkup

Në galerinë kombëtare Çifte Hamam do të hapet ekspozita e fotografive – bardhë e zi – të Dominique Goethe, këshillëtar i parë në ambasadën franceze në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekspozita përbëhet nga portrete të 70 grave, meshkujve dhe fëmijëve të cilët jetojnë në luginën e lumit Omo, në kufirin ndërmjet Etiopisë, Sudanit jugor dhe Kenisë.

Fotografitë janë bërë gjatë kohës kur Goethe shërbeu në ambasadën franceze në Adis Abeba në periudhën 2006-2007. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 26 shkurt./Telegrafi/

Exit mobile version