32 fotografitë më të mira të shkrepura në hulumtimin e deritanishëm për projektin “Wikiekspedita” të realizuar nga Wikipedia në gjuhën maqedonase, do të prezantohen në ekspozitën “Në prekje me Maqedoninë”.
Aktiviteti do të mbahet në Qendrën për risi dhe dizajn “Dhoha publike”, nga 11 e deri më 15 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë ekspozitë shënohen tre vite, siç thonë organizatorët, të suksesshme të projektit “Wikiekspedita” që përfshin kërkime në terren dhe vizita në zona të ndryshme të Maqedonisë.
Në këto tre vite hulumtime, janë vizituar 17 rajone në Maqedoni, janë shkrepur 4302 fotografi, dhe janë redaktuar 266 statistika në ëikipedia, në gjuhën maqedonase./Telegrafi/