Ekspozitë e skulpturave të artistit Xhelil Rufati sonte do të hapet në Stacionin e vogël, në kuadër të Verës së Shkupit 2016, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Vepra e skulptorit Rufati janë krijuar në shenjë të treshës, qoftë nga aspekti tematik, stilistik dhe në aspekt të materialeve dhe dëshmojnë se përmes sekuencave gjeometrike, abstrakte dhe surrealiste është e mundur sintezë artistike e idesë, ndjenjave dhe materialeve.
Rufati në mënyrë interaktive i ngjall vizionet e tij artistike, kryesisht të bazuara në (para) histori, folklor dhe kozmo-filozofinë.
Organizator i ekspozitës është galeria kombëtare e Maqedonisë. /Telegrafi/