Telegrafi

Ekspozitë e piktorëve Ilirjan Beqiri dhe Bashkim Mexhiti në Sofje

Në Qendrën kulturore informative të Maqedonisë në Sofje u hap mbrëmë ekspozita ”Lirika ekspresive dhe gjurmët” të piktorëve akademik, Ilirjan Beqiri dhe Bashkim Mexhiti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, para një numri artdashësish dhe përfaqësuesisht të korit diplomatik, ekspozita u hap nga drejtori i qendrës, Vasko Shutarov.

Beqiri dhe Mexhiti prezantuan 23 piktura nga opusi i tyre më i ri krijues. Projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës, ndërkaq të dy piktorët kanë ekspozuar edhe në vendet tjera të rajonit, por edhe në Paris e New York. Që të dy janë profesorë universitar në Universitetin e Tetovës./Telegrafi/