Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë, e cila për disa ditë do ta shënojë 70 vjetorin e ekzistimit, ka 540 anëtarë, ndërsa prej tyre 30 janë më shumë se gjysmë shekulli, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
SHSHM kumtoi se me rastim e ditëlindjes së saj në manifestim do të ekspozojë zgjedhje të dhjetëra librave të këtyre shkrimtarëve sepse arritjet e tyre estetike, ashtu siç potencon, paraqesin konstantë të zhvillimit të pasur dhe të bujshëm të literaturës bashkëkohore të Maqedonisë.
Shoqata është formuar më 13 shkurt 1947. Shtatë dekada ekzistim do t’i shënojë me tubim solemn më 16 shkurt nga ora 12:00. /Telegrafi/