Me hapjen e ekspozitës së fotografive filmike ”25 vite film në Maqedoninë e pavarur”, Kinoteka e Maqedonisë në bashkëpunim me Agjencinë për film, sot do të fillojnë me shënimin e 8 shtatorit, 25 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Shënimi i kësaj dite do të vazhdojë me tre projekte filmike të prodhuara së fundmi. Filmat ”Llazar”, ”Do Ballçak”, dhe ”Tre ditë në Shtator”, do të jepen në ora 18. Hyrja do të jetë falas./Telegrafi/