Site icon Telegrafi

Ekspozitë e Flaka Halitit në Tiranë

Artistja nga Kosova, Flaka Haliti, në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë do të hapë një ekspozitë personale.

“Këtu-apo atje, është më atje”, titullohet ekspozita e Halitit, që do të jetë e hapur nga 7 shtatori e deri më 9 nëntor, si pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri.

Artistja nga Kosova ka ekspozuar në shtete të ndryshme evropiane. Ajo ka marrë pjesë edhe në edicionin e 56-të të Bienales së Venecias. “Qielli i kaltër” quhej ekspozita e saj në Venecia, si një spekulim që lë pas kufizimet hapësinore. Ndër të tjera, është fituese e çmimit “Muslim Mulliqi” për vitin 2014 me veprën e saj “Kapuçat nevojiten pas kësaj pike”.

Exit mobile version