Site icon Telegrafi

Ekspozitë e disenjit francez në MAB

Instituti francez sonte në Muzeun e Artit Bashkëkohor (MAB) do të organizojë ngjarje të titulluar ‘Franca, vend i dizejnit’, i cili do të përfshijë ligjëratë me temë ‘Disenji francez përmes shembullit të studios së njohur disenjuese’, dhe ekspozitë e veprave nga disejnerë francez ‘Tryezat si fotografi artistike: art, disenj dhe vepra tradicionale’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekspozita do të shfaq krijime franceze dhe vepra të disenjuesve të njohur dhe të dëshmuar. Hapja do të jetë në prezencën e Antoni Lebose, disenjer francez me renome, drejtori i studios 5.5 në Paris, i cili paraprakisht në hapësirat e Muzeut të artit bashkëkohor do të mbajë ligjëratë me temë ‘Disenji francez përmes shembullit të studios së njohur disenjuese’, njofton AIM.

Ligjërata është hapur për opinion dhe për të është siguruar përkthim, Antoni Leboni, i cili është edhe mysfir nderi. /Telegrafi/

Exit mobile version