Telegrafi

Ekspozita me rrobat e viktimave të dhunës seksuale demantojnë pretendimin se ato joshën sulmuesin (Foto)

Delphine Goossens nga Molenbeek i Brukselit është e mbijetuara e dhunës seksuale, që ka hapur një ekspozitë me rrobat e të përdhunuarave.

Në këtë formë, ajo po përpiqet të hedhë poshtë pretendimin shumë të përhapur, se për shkak të veshjes, në njëfarë forme viktima është fajtore për dhunën, transmeton Telegrafi.

Aty janë përfshirë 18 rroba të ndryshme, përfshirë një bluzë që duket sikur të jetë e fëmijëve, pantallona dhe këmishë meshkujsh, si dhe tuta të lëshuara, që i kanë pasur viktimat teksa dhunoheshin.

“Viktima gjithmonë pyetet për veshjen, gjë që i shkakton krizë edhe më të madhe mendore dhe pafuqi për të tejkaluar situatën” ka thënë Goossen për këtë instalacion.

Së bashku me gjërat e ekspozuara, janë edhe shënimet për secilën të përdhunuar, që përpiqet të ndryshoj bindjet rreth dhunës, kohën dhe formën e sulmit. /Telegrafi/