Site icon Telegrafi

Ekspozita për italianët e Shqipërisë (Video)

Një ekspozitë prekëse që rrëfen në mënyrë intime e mallëngjyese fatin e italianëve që mbetën të bllokuar në Shqipëri në fund të luftës së Dytë Botërore. Janë një pjesë e atyre 24 mijë ish-ushtarëve apo specialistëve që deri në vitin 1948 mbetën peng të politikës mes dy vendeve, jetë të mbetura pezull, në pritje…

E rrëfimi bëhet nëpërmjet letrave që ata i kanë dërguar familjeve e që nuk janë dorëzuar kurrë në destinacion. Dy autorët kanë përpunuar gjatë idenë e ekspozitës, që kur në Arkivin e Shtetit u gjetën dy thasë me letra e zarfe me etiketën “Korrespondenca e shtetasve italianë në Shqipëri”.

E mbi këtë ide, me mjeshtëri të rrallë, Adrian Paci e Roland Sejko kanë realizuar një video-instalacion në disa ekrane, në të cilat gjashtë personazhe shfaqen e zhduken në gjysmerrësirën e mbrëmjes, ndërsa në ajër jehojnë fragmentet e letrave të padorëzuara e të palexuara kurrë. /TCH/

Exit mobile version