Fotografi Valon Begolli do të shpalos për publikun arkivin e tij, së bashku me fotografitë që janë të bëra më pas nga po i njëjti këndvështrim.
Objekte dhe panorama që janë fotografuar në fillim të shekullit të kaluar, do të ekspozohen bashkë me pamjen e tanishme të të njëjtit vend.
“Peja e shekullit XX dhe XXI”, që është realizuar në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Turke “Yunus Emre”, do të hapet në Galerinë e Arteve në Pejë, më 18 prill në orën 18:00. /Telegrafi/