Telegrafi

Ekspozita “Mapping of the Obscurity” do të hapet me 24 qershor

Me datën 24 qershor, të gjithë dashamirët e artit e posaçërisht të arkitekturës, do të kenë mundësi që të vizitojnë “Mapping of the Obscurity”, eksozitë kjo që sintetizon formën e artit të animacionit me atë tradicional.

“Ekspozita përmban nja instalacion, mesazhi i të cilit është të bëhet një eksperiment se si mund të përpiqemi të përcaktojmë hapësira të panjohura arkitekturore, me shtimin e qasjeve të ndryshme kërkohet të zhvillohet një instalacion që ne e udhëheqim dhe formojmë një dimension të ri të vizitorit për të kuptuar / parë”, thotë Benart Shala, dizajnuesi dhe arkitekti i kësaj ekspozite.

“Nga forma tradicionale e artit të profesorit FERID MORINA deri në atë abstrakte, duke përfshirë edhe kuptimin arkitekturor; shkallen e njeriut”, shkruhet në përshkrimin e ekspozitës, raporton, ndertimi.info.

Për të gjithë të interesuarit, ekspozita do të mbahet përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, në Lapidarium.

Anëtarët e ekspozitës në fjalë janë: Anita Ymeri, Bijona Trakaniqi Anjeza Vokshi, Bardh Beqiraj, Belkize Ahmeti, Benart Shala, Blerta Abazi, Çlirimtare Syla, Dhuratë Mavraj, Edon Brahimi, Enis Buqani, Fjolla Halitaj, Fjolla Berisha, Flaka Përgjegjaj, Flaka Syla, Leon Deva, Liridona Ramadani, Rovena Drançolli, Sami Podvorica, Valza Berisha dhe Tringa Bërbatovci.