Në këtë ekspozitë kompanitë vendore të cilat prodhojnë apo ofrojnë teknologji arsimore do të ekspozojnë produktet e tyre.
Ekspozita organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Programi për Arsimin Themelor i USAID-it si dhe ka për qëllim të bashkojë nevojat e arsimit me mundësitë e tregut.
Në kuadër të ekspozitës, nxënësit e shkollave të mesme të ulëta do të prezantojnë projektet e tyre me të cilat kanë marrë pjesë në garën e ‘Sfidës së Dizajnit’ të krijuara me teknologji arsimore. /Telegrafi/