Telegrafi

Ekspozita e Teknologjisë Arsimore për herë të katërt në Kosovë

Më 4 qershor, në hotel Victory në Prishtinë, prej orës 10:00 deri në orën 15:30 mund të vizitoni “Ekspozitën e Teknologjisë Arsimore” e cila organizohet për herë të katërt në Kosovë.

Në këtë ekspozitë kompanitë vendore të cilat prodhojnë apo ofrojnë teknologji arsimore do të ekspozojnë produktet e tyre.

Ekspozita organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Programi për Arsimin Themelor i USAID-it si dhe ka për qëllim të bashkojë nevojat e arsimit me mundësitë e tregut.

Në kuadër të ekspozitës, nxënësit e shkollave të mesme të ulëta do të prezantojnë projektet e tyre me të cilat kanë marrë pjesë në garën e ‘Sfidës së Dizajnit’ të krijuara me teknologji arsimore.