Mirëpo, studimet e reja tregojnë se ekspozimi i hershëm ndaj alergjenëve mundëson zhvillimin e tolerancës.
Në një studim janë përcjellë 8.000 fëmijë prej të cilëve gjysma janë ekspozuar ndaj alergjenëve që në moshë nëntë mujore, ndërsa të tjerët nuk janë ekspozuar.
Mundësia e zhvillimit të alergjisë ka qenë gjashtë herë më e madhe te grupi i fëmijëve të cilët nuk iu janë ekspozuar alergjenëve.
Alergjenët janë proteina (në këtë rast, të pranishme në ushqim) të cilat nxisin proceset alergjike.